Tiffany Derry është shefe kuzhine e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka vizituar këtë javë për here të parë Shqipërinë. Ajo ka marrë pjesë në 27 programe të njohura gatimi në Amerikë siç është edhe Masterchef.
“Shqipëria Live” ka realizuar një intervistë me të, gjatë kohës që ajo po gatuante me nxënësit e shkollës Hoteli-Turizëm të Tiranës.
Edhe pse ka provuar shumë gatime dhe ka eksperimentuar në shumë receta, ia mori zemrën një recetë shqiptare, dhe pikërisht tava e kosit.
“Është hera e parë në Shqipëri dhe ka qenë fantastike që nga moti, njerëzit dhe ushqimi. Bulmeti, o Zot sa i mirë. Djathërat dhe kaq shumë receta të tjera. Isha në Berat dhe më pëlqeu shumë tava e kosit”, tha Derry.
Ndërsa duke folur për eksperiencën me nxënësit, Tiffany u shpreh se “jo vetëm u tregova për recetat amerikane, por edhe mësova receta të reja nga ato”.
Shefja e kuzhinës u shpreh se ka 25 vite që gatuan, ka nisur që nga restorantet dhe tani ka emisionet më të famshme për gatimin.
“Kam qenë nga konkurrente te pjesë e jurisë. Familja ime është shumë e madhe. Gjyshja ime kishte 12 fëmijë, kam pasur 15 kushërinj. Duhej shumë të gatuanim. Për mua nisi kur isha 15 vjeçe në biznesin familjar. Tavolina nuk është vetëm ku ha, por kur mblidhesh me njerëzit e dashur të tu dhe flisni për gjërat që kanë ndodhur gjatë ditës”, tregoi Derry.
/e.d