Analisti Lorengj Vangjeli, deklaroi se Kryeministri Edi Rama sot është një nga njerëzit më të trembur nga reforma në drejtësi.
Ai theksoi se kreu i qeverisë e di shumë mirë se është target i drejtësisë, pastaj është në dorë të kësaj të fundit nëse vepron apo jo.
“Parlamenti është shndërruar në noter të vullnetit të kryeministri. Deri në 2016 vullneti i Kryeministrit vendoste për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në drejtësi tentoi të zhbëjë këtë gjë.
U tentua që sistemi të vetë rregullohet. Përpara reformës Rama ishte de fakto edhe pronar i sistemit të drejtësisë. Kryeministri vendoste për gjithçka kur vinte në pushtet. Reforma në drejtësi tentoi të krijojë mjete dhe mekanizma që t’i presë dorën kryeministrit për të hyrë. Rama sot është një nga njerëzit më të trembur nga reforma. E di shumë mirë se ai është target i saj”- tha analisti.
Më tej ai shtoi se drejtësia ka dy bashkëpronarë, ku njëra prej tyre është SHBA.
/a.r