Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga operacioni në Elbasan, ku u sekuestruan armë dhe eksplozivë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se po planifikoheshin dy vrasje në Elbasan.
“Ngjarja në Tiranë mbuloi operacionin në Elbasan. Kjo është në vazhdën e ngjarjeve që kemi nxjerrë te vrasjet me pagesë, që janë kthyer vrasësit në të pënduar.
Policia e Elbasanit ka arrestuar një person që duhet të ishte në arrest shtëpie. Policia e ka gjetur në rruge dhe i ka bërë kontroll, i kanë gjetur gjysmë kile heroinë.
I kanë marrë celularët dhe kanë gjetur lidhjet e një grupi personash, mes tyre Rigers Spahiu dhe Luis Gashi. Në banesën e Luis Gashit, janë gjetur 4 automatikë, tre pistoleta me silenciator, mina të telekomanduar dhe sasi eksplozivi. Policia ka ndërhyrë shpejt, sepse nga të dhënat që kanë marrë nga celulari, kanë zbuluar se në Elbasan po përgatiteshin dy vrasje.
Njëri nga personat që do të vritej, është personi që donte të vriste Dumani ditën që u plagos.
Personi tjetër objektiv për tu vrarë, Abedin Mama, ose Dine Cami, person në kërkim.
Ky grup, njëri është vëllai i Ardian Spahiut, ekzekutuar në Bruksel. Tjetri është miku i ngushtë i tij. Tjetri djali i hallës. Janë pjesë e grupit të Erion Alibeaj. Policia ësht detyruar të veprojë shpejtë për të shpëtuar këta të tjerët.
Javën e kaluar policia gjeti po një bazë tjetër në zonën e Belshit”, deklaroi Hoxha.
/a.r