Në seancën e sotme në Kuvend është debatuar në lidhje me situatën energjetike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltore, tha se Kryeministri ka frikë që të jetë në parlament dhe të përballet.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë fshihet pas zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ministreve të tjera.
“Ai ka frikë të jetë këtu. Ai ka frikë të përballet me këtu. Ai nuk mund të fshihet prapa Belindës, zonjës Balluku. Ai duhet të vijë këtu të japë llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të zezë që është krijuar në sektorin energjetik të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
/a.r