Deputetja e PD, Flutura Açka ka imituar kafshët sapo ka marrë fjalën e saj në Kuvend. Me ironi tha se dhe gomari që pëllet kërkon më shumë minuta se sa i japin për të folur në foltore.
Teksa i doli në mbrojtje Sandër Kovacit që drejton protestën e pedagogëve tha se qeveria gjurmon këdo në rrjete sociale.
Jeni shitës të mirë të katastrofave, e bëtë më tërmetin dhe pandeminë dhe po ë beni me luftën. E dyta që keni ëhstë vjedhja dhe vjellja. Vjedh atje e gjithë këto firma e vota dhe vill kundër opozitës, që në mengjes keni vjellë këtu kundër opozitës, kundër protestuesëve se shkoni i gjeni nënën e motrën ku i kanë.
Çfarë bëni me pedagogët, ka qenë në SHIK tha, punë e mirë është. Ai ka të drejtë të protestojë. Jo të shkosh e ta gjurmosh njeriun. Gjurmoni çdo shqiptar në Facebook duke nisur nga mua, donit të pushonit edukatoren se më bëri like në Facebook”, u shpreh Açka.
/s.f