Sandër Kovaçi, i cili udhëheq protestën e pedagogëve rezulton të ketë qenë zyrtar i lartë i deprtamentit të analizës në SHIK-un e Gazidedes. Fakti u pranua publikisht nga vetë Kovaçi për news 24, i cili shtoi se “ka qënë një punë e shkëlqyer, ajo që ai ka bërë në departamentin më të rëndësishëm të SHIK-ut”, pikërisht gjatë viteve kur SHIK ishte një instrument i torturës, dhunës së përgjakshme në duart e Sali Berishës.
Një video e bërë virale tregon se si Kovaçi shfaqet muajt e fundit, në vitin 2022, në takimet publike të Sali Berishës, siç ishte ai në Mirditë, ku Kovaçi mban edhe një fjalim politik.
Videoja tregon se si njerëzit e Bashkim Gazidedes, drejtuesit të SHIK-ut, bashkëpunëtor i dikurshëm i Sali Berishës, sot rikthehen aktivisht në fushatën elektorale të këtij të fundit, duke e bërë më të qartë lidhjen e ish kryeministrit me protesta si ajo e pedagogëve./lexo.al