Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në facebook një video nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku disa pedagogë kanë bojkotuar mësimin dhe në emër të tyre po mban fjalën profesori Lush Susaj.
Në fakt, rezulton se personazhi që po mban një fjalim nga dera e universitetit është një nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e fundit elektorale në Degën e Tropojës, Qarku Kukës.
Në vitin 2020, Partia Demokratike do të niste një proces votimi brenda saj për të përzgjedhur me votë anëtarësie kandidatët e saj për zgjedhjet e përgjithshme. Nga ky votim, Susaj u zgjodh i katri në listën e kandidatëve më potencialë, pas Isuf Çelajt.
Nuk dihet se cfarë ndodhi më tej mes tij dhe Lulzim Bashës, pasi nuk arriti ta siguronte një biletë për në garën elektorale, por me sa duket, Susaj vijon të jetë në shërbim të aksionit opozitar, këtë herë në radhët e Berishës./ Lexo.al/
/e.d