Më 20 tetor, Sindikata e Pedagogëve ka paralajmëruar se do të organizohet një protestë kombëtare, e cila nënkupton edhe bojkot të plotë. Lajmin e bëri të ditur kreu i sinditakës Sandër Kovaçi nga ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik.
“Të dashur kolegë, vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total. Përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tillë,” u shpreh Kovaçi.
Po ashtu, për pedagogët, sjellja në vëmendje e vettingut për pedagogët nga kryeministri në këtë kohë është formë shantazhimi. Ata u bënë thirrje kolegëve të tyre që të mos intimidohen nga veprime të tilla pasi janë të mbrojtur nga Konventa të ndryshme dhe Kodi i Punës.
/e.d