Kryeministri Edi Rama ne takimin e mbajtur në Përmet një takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, ku po diskutohen sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend, ka deklaruar se çmimi i energjise nuk do te rritet.
“Më vjen mirë të them që sot ende në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe për biznesin e vogël, asnjë qindarkë.
Ne do të vazhdojmë ta mbajmë me një mburojë financiare çmimin aty ku ishte para se të fillonte kjo flamë.”, ka deklaruar Rama ne Permet.
“Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Europës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore.
Mburoja financiare për çmimin e energjisë, rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve, rritja e mëtejshme e pagës minimale, rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar, dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar, rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara ,rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit, mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit, financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e ardhshëm”, ka deklaruar me tej!/m.j