Modernizimi është synimi i përbashkët i popujve të vendeve të ndryshme të botës dhe Kina gjithnjë e më shumë po fokusohet në këtë drejtim që i jep zhvillim vendit . Në Kongresin e 20 -të të PKK -së , Presidenti Xi Jinping theksoi se moderinizimi i stilit kinez është modernizimi i pasurisë së përbashkët të popullit, moderinizimi i bashkërëndimit të qytetërimit material dhe qytetërimit shpirtëror, modernizimi i harmonisë midis njerëzve dhe natyrës dhe modernizimi i rrugës së zhvillimit të paqes.
Praktika dhe përvoja e modernizimit të stilit kinez ka dhënë kontribut të rëndësishëm dhe ka ofruar zgjedhje të re për modernizimin e njerëzimit
Sipas të dhënave, në dhjetë vjetët e fundit, PBB-ja e Kinës u rrit nga 53.9 trilionë në 114.4 trilionë juanë, përpjesëtimi i ekonomisë kineze në ekonominë botërore u shtua nga 11.3 % në 18 % dhe kontributi i Kinës për rritjen e ekonomisë botërore arriti në 38.6 %, duke e kaluar kontributin e përgjithshëm të vendeve të G7-s. Si vendi më i madh në zhvillim, praktika e modernizimit të stilit kinez është një kontribut i madh për botën.
Praktika e suksesshme e modernizimit të stilit kinez tregon se modernizimi nuk është patentë e Perëndimit që çdo vend mund të gjejë një rrugë modernizimi që u përshtatet kushteve të veta kombëtare për të realizuar zhvillimin e shpejtë.
Modernizimi thekson ecjen në rrugën e zhvillimit paqësor dhe propozon shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve, kundërshton teorinë perëndimore të së ashtuquajturës “përplasje të qytetërimeve” , duke krijuar një formë të re të qytetërimit njerëzor gjithëpërfshirës dhe duke nxitur paqen e zhvillimin botëror. Studiuesi britanik Martin Jacques komentoi se Kina ka ofruar një “mundësi të re” për botën, që është braktisja e “ligjit të xhunglës”, mospërfshirja në monopolin e pushtetit e në hegjemoni, kapërcimi i së ashtuquajturës “lojë ku fituesi merr gjithçka” dhe çelja e një rruge të re zhvillimi me bashkëpunim, përfitime të ndërsjella dhe ndërtim e ndarje të përbashkët.
Në botë nuk ka një model të vetëm modernizimi dhe nuk ekziton një standard i vetëm modernizimi. Në Kinën e sotme, industrializimi i ri, informatizimi, urbanizimi dhe modernizimi bujqësor po përparojnë njëkohësisht dhe qytetërimi material, qytetërimi politik, qytetërimi shpirtëror, qytetërimi shoqëror dhe qytetërimi ekologjik po zhvillohen në harmoni. Rruga e modernizimit të stilit kinez do të vijë duke u zgjeruar, duke sjellë vetëzhvillim dhe duke krijuar përfitime për mbarë botën.
/e.d