Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së informalitetit, pas një hetimi dy mujor, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Shardone”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Astrit Kalushi 45 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se ambjentet e katit të parë të banesës së tij, i kishte përshtatur për ushtrim aktiviteti të paliçensuar, të prodhimit të pijeve alkolike.
Në cilësinë e provave materiale i’u gjetën dhe i’u sekuestruan:
•të gjitha paisjet e ushtrimit të aktivitetit të cilat kapin vlerën rreth 10.000 €;
•sasinë prej 17.500 litra “Verë” të Kuqe dhe të Bardhë;
•200 litra “Raki” dhe
• 10.000 litra lëndë të fermentuar e gatshme për prodhim pije alkolike “Raki”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Fshehje e te ardhurave” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar në nenet 180 dhe 288/a të Kodit Penal.