Një grua e pastrehë është vrasësja e dyshuar e vajzës 12-vjeçare të gjetur të vdekur në një valixhe në Paris, një krim që ka tronditur shoqërinë franceze.
Dambia B., një 24-vjeçare me origjinë nga Algjeria dhe “probleme ekstreme psikologjike” akuzohet për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Davie të premten e kaluar. Në konferencën e djeshme për media, Prokuroria tha se, gjatë marrjes në pyetje, e arrestuara ka bërë pretendime të ndryshme, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit. Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj.
E mitura u gjet e lidhur në një valixhe plastike në oborrin e një pallati pranë shtëpisë së saj. Trupi i saj u gjymtua dhe numrat 1 dhe 0 iu gjetën “të ngulitura” në gjoks. Pak kohë para krimit, kamera e sigurisë kishte regjistruar vrasësen e dyshuar dhe viktimën duke hyrë në pallatin ku jetonte 12-vjeçarja me prindërit e saj, në verilindje të kryeqytetit francez.
“Sipas dëshmive, vajza është dërguar në bodrumin e ndërtesës ku është torturuar, përdhunuar dhe mbytur para se t’i presin fytin. thotë një burim me njohuri për hetimin, sipas Daily Mail.
Dëshmitarët në lagje më vonë thanë se panë gruan duke tërhequr zvarrë valixhen që ishte “e njollosur me gjak” dhe “kishte erë të fortë zbardhuesi”.
/e.d