Ish kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vijon të këmbëngulë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike apo sic quhen rendom operacione plastike.
Në emisionin “Open” me Eni Vasilin, ajo tha se është e rëndësishme që shqiptarët të kujdesen si për look-un dhe për shëndetin e tyre, teksa fliste për akuzat se ka shpenzuar qindra-mijëra euro për ndërhyrje estetike.
Eni Vasili: Ke ardhur pak në formë nuk mund të mos e themi. Je shumë mirë…
Monika Kryemadhi: Është edhe njëçikë gjenetike. Prandaj Edi Rama thotë merruni me operacione plastike, se ato janë shkrimet më të klikuara
Eni Vasili: Do na e tuash sekretin?
Kryemadhi: Shqiptarët merren më shumë se çfarë vesh dhe si duket një politikan sesa me skandalet e mëdha, inceneratorët…ajo dihet.
Kryemadhi tregon dhe nje detaj ne momentin kur ka bërë një ndërhyrje shëndetësore dhe sipas saj jo estetike në Vjenë, në ëndërr i ka dalë Berisha.
“Jemi goca të rritura pa komplekse, nuk është turp të thuash kujdesesh për veten. I lash një herë flokët me thinja dukesha 20 vite më e madhe. Akuzave qesharake, me aq para sa pretendojnë ato i bie të kisha ndërruar seksin.
Të gjitha ndërhyrjet shëndetësore i kam të deklaruara dhe i kam bërë në San Marino, kam bërë edhe një cist në kokë në Vjenë. Më ka dalë në ëndërr Berisha kur më doli narkoza.
Janë të deklaruara se në klinika paguhet me kartë krediti jo me kesh. Ne si politikanë në 30 vite kemi bërë deklarime pasurie e jemi hetuar edhe nga të huajt.
SPAK është ende duke u marrë me këtë punë. Për pastrim parash po hetohet edhe vajza ime 17-vjeç”, tha ajo.
Ti je shume e bukur,si puna e mashkulli pederaste,ashtu eshte edhe bukuria jote,ku e ke bukurine ti.E shikon vetene pasqyre,atehere pse shkove te fryhesh e te cfryhesh.