Ilir Alimehmeti, është përmendur si një nga kandidatët potencialë të opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por ai thotë se do të presë zyrtarisht nisjen e procesit të primareve për të lajmëruar hyrjen ose jo në garë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Alimehmeti tha se është takuar me zotin Berisha, por nuk dha detaje nga biseda mes tyre. Ai e konsideroi nder dhe privilegj mbështetjen që ka marrë nga komuniteti.
Thënë kjo, ne kemi një proces që quhet primare.
Kjo është vërtetë hapja dhe është përtej anëtarësisë. Del edhe përtej anëtarëve të Partisë Demokratike dhe u shkon votuesëve. Ky proces i jep mundësi kujtdo për të kandiduar. Një pjesë e madhe e jona është lodhur me konceptin që kush vjen në pushtet, është aty për të shfrytëzuar.
Një shtysë kaq e madhe nga një komunitet kaq i gjerë, që del përtej logjikës unipartiatike, ne duhet të kemi një front të bashkuar. Kundër një makinerie nuk shkohet veç e veç, por me një figurë përbashkuese që përzgjidhet nga primaret.
Ylli Rakipi: E keni takuar zotin Berisha?
Ilir Alimehmeti: Po sigurisht./m.j