Një vajzë në Bavari ka gjetur në fund të liqenit një shufër ari. E mitrua, emri i të cilës nuk bëhet me dije, thuhet se ishte duke notuar në një liqen malor, kur u tërhoq nga një dritë e fortë. Sigurisht që 16-vjeçarja priste diçka të çmuar, por jo një shufër ari që peshonte 500 gram.
Lajmi është publikuar tek Indipendent. Me sugjerimin e prindërve, vajza e dorëzoi thesarin në polici, që e cila nuk arriti të gjente pronarin e ligjshëm të saj. Pas disa muajsh kërkime, policia i tha 16-vjeçares që ajo mund ta mbante shufrën e arit.
“Mund ta mbajë ajo, vlen rreth 16 mijë euro”, tha komisari Gunther Adolf nga Berchtesgaden i Bavarisë , duke shtuar se identiteti i vajzës është anonim .