Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Holandë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një tren është përplasur me një autobus të prishur teksa shoferi priste brenda për ndihmë teknike.
Ngjarja ka ndodhur në Bergen op Zoom, në Holandë.
Autoritetet lokale raportuan se shoferi u kontrollua nga ekuipazhi i ambulancës, por nuk u lëndua.
Në momentin e përplasjes në autobus nuk kishte pasagjerë.
Aksidenti ndodhi në Bergen op Zoom, 30 km në veri të Antwerp, Holandë, në orën 10:00 (09:00 BST) të hënën.
Një zëdhënës i këshillit lokal të sigurisë tha: “Falë zotit, autobusi ishte bosh, përveç shoferit.”
Policia dhe zyrtarët e sigurisë kanë nisur tani një hetim për të përcaktuar pse autobusi ishte ende në vendkalim kur barrierat u ulën./m.j