Pas poezisë për Berishën, zëdhënës i të cilit është, Alfred Lela e ka zgjeruar spektrin e personazheve të tij duke thurur një poezi për piktorin, shkruan dritare.net.
Kuptohet që nuk i shmanget dot trajtimit politik për secilin, por mund të thuhet se ka një qasje prej Samuel Beket, por në poezi, duke qenë vështirë i kuptueshem për masën, por thellësisht simbolik dhe gotik për intelektualët e djathtë.
Poezia e plotë
Silueta e Piktorit
Kadareja e shfaq të gjatë mes brymës,
Një Vorps e pikturon tek magjeps Parisin.
Elisa e shpall “Atleta Mundi”, si të ishte duke ngritur një tra dogane.
Qifja ende nuk ka folur.
Kur ai të thotë, asgjë nuk mund të thuhet më për siluetën e Piktorit.
Silueta e Piktorit është vazhdimisht cullake:
Që nga ‘hiqi brekët, Ina!”,
Deri te ai plazh nudist i brigjeve të Francës.
Transgresive, e munduar, epileptike një Orson Uells që luan “Qytetarin Kane”.
Është siluetë gjithë hije që luan me hijet.
Kur del në dritë shfaqet si katolike, italiane, shkodrane, e më the e të thashë.
Por dridhja mbetet mbi të si projeksioni i një filmi
Mbi bezen e bardhë që të gjithë e dimë ndërgjegje.
Silueta e piktorit vishet me ojna-bojna,
Me kilota i thur ëndrrat dhe vazhdimish luan teatër.
Me Teatrin Kombëtar si ka punët mirë
Si me çdo gjë që është më e fortë se hijet.
Kur të bëhet trup, silueta do të ngrihet në qiell,
Më lart se sateliti “Albania One” do të vrundullojë.
Nuk e dimë se në ç’ujra do të bjerë,
Po kush do e presë, në e prittë kush?
Ja pra, kjo është pyetja që kushton sa një incenerator.
Piktori është i paplotë, ashtu si dhe basketbollisti,
Ashtu si kryebashkiaku që u vodh për 10 vota.
Por silueta nuk epet, nuk tradhëtohet, nuk zhbëhet,
Ajo është kryeministrore dhe, si më shumë se aq don që ta njohë bota.