Përshëndetje, Unë jam Kapitalizmi! I rrita vajzat tuaja të vogla me kukulla Barbi, prandaj pse çuditeni sot kur ju kërkojnë para për operacion estetik! Krijova një industri të pafund për interesat e mia! Dhe e arrita atë që doja…Tashmë shumica e vajzave 17-vjeçare nuk janë të kënaquara me pamjen e tyre të jashtme.
Nga Joseph Stiglitz
Unë jam Kapitalizmi! Mjafton që një grua ta shfletojë vetëm 15 minuta një reviste mode dhe të mos e pëlqejë më trupin e saj. Unë jam Kapitalizmi. E kam ndryshuar aq shumë këndvështrimin tuaj sa që historia e jetës së një CEO-je hajduti, mund të duket për ju një “histori suksesi dhe vullneti”.
Unë jam Kapitalizmi! S’kam aspak frikë se mund të mundem në një botë ku mesatarja e njerëzve sheh televizor rreth 5.5 ore në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër dhe kinema.
Unë jam Kapitalizmi! Patjeter që Steve Jobsi ishte dikush shumë i rëndësishëm. Në fakt ishte shumë i zoti për të bërë punëtorët me pagë të ulët në vendet e Botës së Tretë të prodhonin makineri që i nevojiten vetem 1%-shit. Patjetër që të gjithë kapitalistët do të flasin si të ishin “shenjtorë”, fiks si flantropi Bill Gatesi, një shenjtor që jeton ne një shtëpi 66.000 m2, 150 milion dollarëshe.
Unë jam Kapitalizmi! Për shkakun tim anembane gëlojnë kushërinjtë që marrin gjak për sherre trashëgimie. Ndërkohë që çdo vit vdesin 20 milion fëmijë nga uria, ju derdhni djersë për të shkrirë dhjamërat mbi pistat e vrapit.
Unë jam Kapitalizmi dhe falë meje në botë ekzistojnë 600 milion obezë dhe 1.4 miliard njerëz të uritur!
Unë jam Kapitalizmi dhe një bujk që prodhon kafe për Starbucks, për të blerë një gotë kafe aty duhet të punojë tri ditë!
Unë jam kapitalizmi dhe “ekonomia e tregut te lire” është gënjeshtra më e madhe në botë. Unë jam Kapitalizmi dhe 24% e amerikanëve thonë se janë gati të mohojnë familjet e tyre nëse do te duhej të bëheshin miliarderë.
Unë jam Kapitalizmi dhe u bëj thirrje grave! Ju lutem vraponi për tek Victoria Secret pa e sjellë ndërmend se jeni kthyer ne një objekt, ju garantoj se do të bëheni shumë të lumtura kur te blini 80 dollarë një palë të brendshme sa një pëllëmbë!
Unë jam Kapitalizmi dhe kalova ne ekstazë nga kënaqesia kur dëgjova se një fëmijë 15 vjeç shiti veshkën për të blerë iPad.
Unë jam Kapitalizmi dhe Madonna vetëm në Londër ka 8 shtëpi në madhësine sa për të strehuar 600 të pastrehë.
Unë jam Kapitalizmi dhe ju vdisni për xhevahire, ndërsa në İndi 1 milion veta i prodhojnë ato xhevahire duke marrë 1.2 dollarë në ditë. E bëra botën të besojë se bjondet janë më të bukura, prandaj në kontinentin e Azisë, 300 milion gra përdorin rregullisht shampo zbardhuese.
Unë jam Kapitalizmi dhe 64% e atyre yjeve të Hollivudit të cilët i keni idhuj janë të varur nga kokaina.
Unë jam Kapitalizmi dhe ndërkohë që 20 milion fëmijë vdesin nga uria ne vit, juve ju vjen turp të vishni të njëjtën kemishë dy herë në javë.
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilat festa e keni fjalën, kur gjithë bota “feston” thjesht duke bërë shoping dhe duke shpenzuar?
Unë jam Kapitalizmi dhe përsëri ia arrita! I bëra gratë të besojnë se s’kanë asgjë për të veshur pavarësisht se i kanë dollapet deri në grykë me rroba lloje soj. 50% e popullsise së botës zotëron vetëm 1% te burimeve dhe pasurive. 1% e popullsisë se botës zotëron 50% te burimeve dhe pasurive botërore.
Unë jam Kapitalizmi dhe bankierët janë bijte e mi. Edhe diçka të fundit, shtetet ku ju jetoni janë komiteti ekzekutiv i punëve të mia…!
*Shkëputur nga libri i Joseph Stiglitz “The Price of Inequality”
*Stiglitz ishte fitues i Çmimit Nobel për Ekonomi në vitit 2001. Në vitin 2011, Time e renditi Stiglitz si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë./ObserverKult