Deputetët e Partisë Demokratike janë parë sot në një tryezë, të bashkuar për gjyqin e deputetit Ervin Salianji, pas disa muajsh përplasjesh.
Në foto viheshin re deputetët Luçiano Boçi, Luan Baçi, Zef Hila, etj, të grupit të Rithemelimit dhe deputetë si Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Sajmir Korreshi dhe Arbi Agalliu të grupit Alibeaj. Këtë foto e ka ndarë edhe deputeti Xhelal Mziu i cili shkruan i cili i emocionuar shkruan: “më në fund filloi bashkimi i PD”.
“Më në fund filloj bashkimi i PD, nga gjyqi i Salianit, të deleguarit e grupeve, kandidatët e përbashkët e deri tek unifikimi i PD dhe në finale, fitorja në zgjedhjet vendore 2023!” shkruan Mziu në postimin e tij.
/s.f