Miranda Pajollari, mamaja e Martina Pajollarit, e arrestuar tashmë si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, u shpreh se vajza e saj është e pafajshme. Ajo tha se po ashtu edhe tre të arrestuarit e tjerë për vrasjen janë të pafajshëm. Mamaja e Tinës tha se vajza ka vetëm 2 javë që është martuar.
‘Qante bërtiste çupa. Nuk është e vërtetë. Ne e morëm ë për tjetër gjë. I kishin thënë ka të dashur Valter Mollën, ai sa ajo ka një vajzë. Janë të pafajshëm të gjithë, vajza dhe 3 djemtë. Na kërcënonin, policia kur morën vajën dhe e futën aty në paraburgim. Të nxjerrin çupën dhe ato të tre janë të pafajshëm. Vajza ka 2 javë që është martuar, ja ku ka ardhur edhe bashkëshorti.’- u shpreh mamaja e Tinës.
Nëna e Tina Pajollarit bëri apel që të lirohet sa më shpejt, duke theksuar se edhe dy djemtë e akuzuar nuk kanë lidhje në vrasjen e Martinit.
“Kam 4 fëmijë nëna jam e sëmurë, si e ka të dashur Altinin ai e ka si çupë, është e pafajshme, burri i sëmurë e kërkon. Na kanë kërcënuar, policia e futi cupën aty paraburgim. Na kanë rënë në qafë kot, të tre janë të pafajshëm. E kam dhëndrin këtu, ka dy javë që është martuar. Është andej nga Vlora”-u shpreh e ëma.
/s.f