Ish kryeministri Sali Berisha feston sot datëlindjen e tij dhe mbush 78 vjeç. Mes mesazheve dhe poezive që i kanë diskutuar ndjekësit e tij, ka edhe një ‘urim ndërkombëtar’.
Pesë burra, që vetëquhen drejtues të një Republike që ekziston në mendjet e tyre, me emrin ‘Republika e Çamerisë’, kanë organizuar një koktejl me rastin e ditëlindjes së Berishës.
“Përshëndetje, mirëserdhët! Qeveria e Republikës së Çamërisë, Presidenca e Republikës së Çamërisë, shtron një koktejl me rastin e 78-vjetorit të ditëlindjes së Dr. Prof. Sali Berishës.
Presidenca e Republikës së Çamërisë, si qasje e së djathtës, i uron Berishës edhe 100 vjet të tjera si baba i kombit Urime dr. Sali Berisha”, ka thënë njëri prej tyre në një video të postuar në rrjet./m.j