“Dancing With The Stars” në ekranin e Top Channel dhuroi emocione, por dhe show gjatë mbrëmjes së djeshme.
Si gjithmonë, Megi ishte tejet provokuese dhe seksuale, por po ashtu një detaj që bënte dallim ishte në pjesën e fundit të kërcimit, ku Megi, duke qëndruar mbi balerinin, e kafshon atë duke u mbuluar nga gjaku.
Sa i përket komenteve të jurisë, Armando Peza deklaroi se kishte disa skena, që dhe regjisori i filmave pornografikë Rocco Siffredi, do i kishte zili. Nga ana tjetër, balerini me famë ndërkomëbtare, Kledi Kadiu tha se njeriu mund ta përmbajë veten.
“Jurgen ti e di mirë se skena e pranon erotizmin, por kam shijet e mia si çdo person. Unë jam profesionist e do doja të ishte pak, ka një moment kur njeriu mund ta kontrollojë veten, nuk po them se ishte kaq e fortë sa radhën tjetër por nëse do hyja në momentin teknik, hapat e tangos ishin shumë pak të theksuara, nuk kishte theksin e tangos. Po flas vetëm për momentin e teknikës”, tha Kledi Kadiu.
Në përgjitjge të komenteve të jurisë, Jurgeni tha se “qëllimi ishte të më hante”./m.j
View this post on Instagram