Në Berlin ka përfunduar kongresi i Partive Socialiste Europiane, ndërsa kreu i qeverisë, ka bërë me dije se po kthehet drejt Shqipërisë.
Rama u shpreh se po kryen përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë.
‘Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë! Të bashkuar jo të ndarë; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë.’- u shpreh Rama.
/e.d