Pas takimit me ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së në Hagë, kryebashkiaku Erion Veliaj thekson se beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve.
Në një status në twitter, Veliaj shkruan se ajo betejë ndali spastrimin etnik nga ushtria serbe dhe solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit.
“Me mikun e mirë Enver Hoxhaj për të takuar e mbështetur vëllezërit tanë në Hagë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e drejtuesit e UÇK-së. Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve, spastrimin etnik nga ushtria serbe, solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit”, nënvizon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryebashkiaku Veliaj takoi sot në Hagë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Me mikun e mire @Enver_Hoxhaj per te takuar e mbeshtetur vellezerit tane ne Hage @HashimThaciRKS, @RexhepSelimi_10 e drejtuesit e UÇK
Beteja e drejte per lirine e Kosoves, ndali genocidin ndaj shqiptareve, spastrimin etnik nga ushtria serbe, solli çlirimin & pavaresine e vendit! pic.twitter.com/lZagyR8LZL
— Erion Veliaj #EYC2022 (@erionveliaj) October 14, 2022
/s.f