Dje, gazetari investigativ, Artan Hoxha foli për ngjarjen e rëndë me tre viktima dhe dy të plagosur që ndodhi në Klos.
Fiqiri Mjeshtri, ishte kthyer nga Anglia posaçërisht për të “zgjidhur” problemin e vajzës së tij dhe përfundoi duke vrarë dy persona, duke plagosur dy të tjerë dhe më pas duke vrarë edhe veten, tregoi Hoxha në një emision televiziv.
Autori si fillim kishte plagosur 17 vjeçarin Kenado Shira, por më pas është rikthyer duke e qëlluar sërish, duke e vrarë.
“Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale. Kanë qenë pjesëtarët e tre familjesve që janë takuar për t’u sqaruar. Vajzës i ishte bërë shantazh dhe kërcënohej se fotot do ti nxirrnin në rrjete sociale. Babai i vajzës ka dashur ti vrasë të gjithë, por aq plumba ka patur në armë.
Me shtatë predha ka lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur. Majde, djali 17 vjeçar, ka qenë gjallë dhe e ka goditur për herë të dytë. Ai është rikthyer dhe e ka vrarë.
Problemi i kësaj ngjarje është kjo. Qarku që ka numrin më të madh të krimeve të denoncuara, ishte Gjirokastra. E beson ti këtë? Sepse në Gjirokastër denoncojnë edhe vjedhjen e pulave. Ndërsa qarku me numrin më të vogël është Dibra. Pse? Sepse në Dibër i zgjidhin me pleqësi.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në qarkun e Dibrës. Në rastin konkret, ky konflikt i familjeve, nuk është adresuar të zgjidhet me policinë por kanë tentuar ta zgjidhin vetë.
Babai i vajzës ka gjetur këtë “zgjidhje”. Më pas ka zgjedhur ti japë fund edhe jetës së tij”, deklaroi Hoxha.
/e.d