Një sulm i rëndë me armë ka lënë të paktën pesë njerëz të vdekur duke përfshirë dhe një oficer policie në një zonë urbane të Karolinës së Veriut teksa autori i dyshuar raportohet se është një adoleshent tashmë i arrestuar.
Rrjeti vendas WRAL News, tha se vrasësi i dyshuar është një adoleshent, i cili me një armë kishte hapur zjarr mbi turmën në zonën e Raleigh, në Karolinën e Veriut. Policia e Raleigh tha se kishte rrethuar të dyshuarin në një zonë pyjore ku ai ishte mbyllur në një plevicë, por më pas ishte dorëzuar.
Kreu i policisë Eddie M. Buffaloe tha se një prej viktimave të aktit të rëndë të dhunës ishte një oficer policie jashtë detyre.
/e.d