Kryetari i Komisionit te Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe Presidenti i Autoritetit Nacional të Antikorrupsionit (ANAC), Giuseppe Busia, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar marrëdheniet ndërinstitucionale dhe për të nisur bashkëpunimin dypalesh.
Marreveshja e bashkëpunimit, e cila ka një kohëzgjatje tre vjeçare, ka në thelb të saj shkëmbimin e njohurive, dokumentacionit dhe informacionit nga ana e të dyja institucioneve. Duke pasur si qëllim përmirësimin e efikasitetit në fushën e Prokurimit Publik dhe për të forcuar shtetin e së drejtes.
Institucionet do të bashkëpunojnë duke ndarë eksperienca nga legjislacioni respektiv i antikorrupsionit dhe transparencës.
Do të organizohen gjithashtu edhe kurse të formimit profesional, konferenca, udhëtime pune mbi çështje që i përkasin Prokurimit Publik dhe takime të nivelit të lartë për të diskutuar strategji dhe fusha bashkëpunimi dypalëshe.