Fjalimi i mbajtur më 12 tetor nga kryeministri Edi Rama në Këshillin e Europës (KiE), në Strasburg, ka tërhequr vëmendjen e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa.
Dua Lipa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryeministrit në Instastory, duke bërë thirrje për liberalizimin e vizave me Kosovën.
“Më lini të lirë, liberalizim vizash për Kosovën”, shkruan Dua Lipa.
Kujtojmë se një kërkesë të tillë, Dua e bëri edhe gjatë festivalit “Sunny Hill”, ku u shpreh se liberalizimi i vizave me Kosovën do të sillte shumë mundësi për popullin shqiptar atje.
Sjellim në vëmendje gjithashtu se kryeministri Rama debatoi ashpër në asamblenë e KiE-së, ku pati replika me përfaqësues të ndryshëm.
Rama e quajti përfaqësuesen e të majtës në PE, Nina Kasimati “ajo gruaja greke”, një epitet ky që ka shkaktuar një sërë reagimesh në Europë dhe në Shqipëri.
/e.d