Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi ku një 19-vjeçare është përdhunuar nga dy punonjës policie brenda ambienteve të komisariatit.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Komisariatin e Policisë Omonia në Greqi, ku dy efektiët përdhunuar 19-vjeçaren.
Gjatë dëshmisë së dhënë, e reja ka bërë me dije se policët e kishin marrë dhe e kishin çuar në një dhomë, ndërkohë efektivët pretentojnë se ajo që ka ndodhur është bërë me pëlqimin e vajzës.
Në dëshminë e dhënë efektivët kanë deklaruar se pas përfundimit të tyre, vajza është paraqitur në komisariat dhe një prej tyre kishte lënë takim me të. E teksa ata po shkonin në shtëpi me makinën e tyre, akti seksual ka ndodhur brenda automjetit me një nga efektivët e policisë.
Autoritetet janë vënë në hetim të kësaj ngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj./m.j