30-vjeçari Mariglen Gjonaj i arrestuar tre ditë në parë për vrasjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj, do të qëndrojë ne burg. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit dhe në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura e cila zgjati me shumë se 60-minuta, mësohet se 30-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë.
Por referuar provave të paraqitura, gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkurorit Bardhyl Shehu dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 30-vjeçarin Kristjan Cenaj. Ndaj tij Është ngritur akuza e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, pasi mendohet se e ka vrarë 16-vjeçarin Maringlen Gjonaj me qëllim grabitjen, pasi ditën e ngjarjes si kishte patur me vetë një orë Roleks dhe një varëse floriri.
Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë jashtë ambienteve të gjykatës ishin familjar dhe të afërm të shumtë të autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa avokati i tij pritet të ankimojë vendimin në gjykatën e Apelit Tiranë. Vrasja e Maringlen Gjonaj u zbardh 7 vite pas zhdukjes së tij dhe 4 muaj pas gjetjes së eshtreve në një zone me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit.
/e.d