Besnik Mjeshtri ka zbuluar momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos.
Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte jnuse për djalin, Kenado, po ky i fundit ka refuzuar pasi është shprehur se vajza, ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasulla.
“Po vrave kam për të të vrarë. Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka cuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali. Nuk kisha syze të lexoja mirë, kur nxori letra. Vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’. Filluan debate, dhe i tha shkurt, a do e marrësh gocën apo ku e ke hallin. Më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, mere gocën i pafsh hajrin’. Ai tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasullës’, ka rrëfyer Besniku.
/a.r