Kevin Mustafa ishte djalë i vetëm. Ishte vetëm 20 vjeç dhe jeta e tij u ndërpre përgjithmonë mëngjesin e së martës në një aksident me motor në Bergamo të Italisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane i riu me origjinë shqiptare do të martohej në pranverë. Ai po shkonte për të takuar pikërisht të fejuarën e tij kur u përplas për vdekje me motor.
20-vjeçari jetonte në Terno d’Isola, komunë në Bergamasca. Nëna e tij ishte me origjinë nga Ekuadori, ndërsa babai shqiptar. Prindërit e tij ishin ndarë kur Kevin ishte ende i vogël dhe ai ishte rritur nga nëna e tij.
Sipas hetimeve të deritanishme nga autoritetet, aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit, teksa Kevin udhëtonte drejt Terno d’Isola. Ai fillimisht i ra nga pas një makine. Pasi humbi ekuilibrin ra përtokë dhe në këtë moment u përplas nga një makinë që erdhi nga kahu tjetër i rrugës.
Plagët ishin tejet të rënda. Përplasja nga makina e dytë nuk i la shpëtim, aq sa kokorja u thye.
Sipas mediave fqinje, e fejuara e rij Jennifer po e priste, sepse çifti po kërkonte një shtëpi, tek e cila planifikonin të shkonin të jetonin pas martesës.
/a.r