Në rast se Rusia përdor armë bërthamorë, NATO do ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.
Kjo ishte deklarata e fortë e një zyrtari amerikan, i cili deklaroi se një sulm i tillë do të ishte fatal edhe për vetë Kremlinin.
“Pothuajse me siguri do të kishte një përgjigje fizike nga shumë aleatë dhe potencialisht nga vetë NATO-ja”, tha ai.
Zyrtari shtoi se Moska përdori kryesisht kërcënimet e saj bërthamore për të penguar NATO-n dhe vendet e tjera që të hyjnë drejtpërdrejt në luftën e saj kundër Ukrainës./m.j