Protestat kundër regjimit vijojnë ende në Iran, teksa numri i viktimave vazhdon e shtohet.
Në një mënyrë tepër origjinale, ajo ka treguar mbështetjen e saj për mijëra gratë dhe vajzat që kundërshtojnë rregullat totalitare të regjimit. Ajo ka postuar një video ku fillimisht shfaqet e mbuluar me hixhab, ndërsa dalëngadalë ajo zhvishet totalisht, duke u shfaqur nudo.
Elnaaz së pari tregon standardin e kërkuar të veshjeve – një mantel islamik që e mbulon deri te kyçet e këmbës dhe një shami që tregon vetëm sytë e saj. Ajo i heq rrobat shtresë pas shtrese dhe poshtë mantelit ka veshur një tunikë të gjatë.
Duke dërguar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ajo tha: “Çdo grua, kudo në botë, pavarësisht se nga është ajo, duhet të ketë të drejtë të veshë çfarëdo që dëshiron dhe kur apo kudo që dëshiron ta veshë atë. Asnjë burrë dhe asnjë grua tjetër nuk ka të drejtë ta gjykojë atë apo t’i kërkojë asaj të vishet ndryshe. Të gjithë kanë pikëpamje dhe besime të ndryshme dhe ato duhet të respektohen. Demokracia do të thotë fuqi për të vendosur…Çdo grua duhet të ketë fuqinë për të vendosur mbi trupin e saj!”/m.j