Shqipëria ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate konkrete. Ky është qëndrimi i Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë këtë vit.
Ka qenë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka nënvizuar avancimin e vendit dhe sfidat në vijim, duke prezantuar progres-raportin e bërë gati për vitin 2022.
“Është vend i dytë me të cilin hapëm negociatat këtë vit. Ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vetting që po vijon janë shembuj të një pune të mirë. Shqipëria ka luftuar krimin dhe korrupsionit. Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropian për pushtimin rus të Ukrainës.
E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme. Ne kemi thëmnë këtë gjë edhe vititn e kaluar por këto sfida janë të rëndësishme për ne. Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politik dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme për të vijuar më tej”, tha ndër të tjera Varhelyi.
Në prezantimin që i bëri Pakos së Zgjerimit për vendet kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në BE, Varhelyi rikujtoi se pas fillimit të luftës mes Rusisë ndaj Ukrainës, kjo e fundit së bashku me Gjeorgjinë e Moldavinë, kanë aplikuar për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Varhelyi rikujtoi se Ukrainës dhe Moldavisë u është dhënë ky status, ashtu si edhe Gjeorgjisë që do t’i jepet së shpejti. Ai gjithashtu deklaroi se kanë filluar edhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së dhe gjashtë vendet e këtij rajoni, duhet të bëhen pjesë e BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Varhelyi.
Varhelyi deklaroi se Paketa e Zgjerimit të BE-së përfshinë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor plus Turqinë e nga viti i ardhëm, do të përfshijë edhe Ukrainën, Gjeorgjinë e Moldavinë”.
“Raportet tona ofrojnë udhërrëfyes të qartë dhe janë realë dhe tregojnë se si të ecet përpara.
Ai tha se kriza energjetike është sfidë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pasi paraqiti në pika të shkurtra investimet e BE-së në forma të ndryshme në rajon, përmes grandeve në infrastrukturë dhe ekonomi, Varhelyi paraqiti situatën për secilin vend.
/e.d