Tre shtetas shqiptar kanë dalë para gjykatës në Angli, pasi u kapën me rreth 300 bimë kanabisi, gati për t’u shitur dhe që arrinin vlerën e 118 mijë paundëve. Mediat angleze shkruajnë se lënda narkotike u gjet brenda ambienteve të një lokali nate, i braktisur në jug të Cumbrian.
Tre shqiptarët janë identifikuar si Emiljano Marku dhe Geg Gjegjaj, të dy 21 vjeç dhe Trandafilos Mhilli, 23 vjeç, ndërsa akuzohen për prodhimin e lëndëve narkotike.
“Aktiviteti hetimor mbetet në vazhdim ndërsa policia po kryen hetimet në vendngjarje”, thanë autoritetet.
Tre të pandehurit u ndihmuan nga një përkthyes, i cili ndoqi gjykatën nga distanca përmes një video gjatë seancës që zgjati 15 minuta.
/e.d