Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, foli sot për mënyrën për të fituar zgjedhjet dhe për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën, duke nënvizuar se dalja me kandidatë të përbashkët është çelësi.
Në emisionin “Frontline” ai tha se mbështet idenë e kreut të PPA, Agron Duka, për zgjedhjen e kandidatëve me sondazh.
I pyetur nëse sheh një krisje mes kreut të PD dhe kreut të PL për shkak të primareve, ai tha se nuk arrin do që t’i lexojë, ndërsa shtoi se është parimisht dakord me primaret, por brenda partisë. Pas primareve ai thotë se do ishte mirë që kandidatë të zgjidheshin nga populli përmes sondazheve.
Pjesë nga intervista:
Ka krisje mes PD dhe PL për primaret
Për Zotin me thënë të drejtën jam shumë i vjetër në këtë zanat, por prapë s’jam i zoti të lexoj. Të interpretoj se çfarë ka thënë njëri mbrëmë e çdo thotë njëri pasnesër.
A ka një ftohje mes Berishës dhe Met?
Ku ta di unë?! Këtë s’jam i zoti me e gjet unë, se po bëhet sikur është një marrëdhënie në çift… unë di çfarë i kemi propozuar unë dhe disa kolegë, e vetmja mënyrë për të fituar është për të dalë me një kandidaturë të vetme, këtu nis e mbaron gjysma e marrëdhënies
Si do shkohet?
Zoti Duka e shpiku, tha të bëjmë një sondazh, kjo është me sakta në fakt. Berisha thotë do bëjë primaret, jam dakord, por janë të shpia juaj, tani ne themi që do dalim me një, pra jemi dhe ne, janë qytetarët. Ne kemi 40% të pavendosur, këto na bëjnë të fitojmë. Atëherë Berisha bën primare, ne afrojmë ca me primare ca pa primare, shumicën po i lemë të zgjedhin kolegët e PD meqë janë më shumë… unë po them këto t’i zgjedhë populli me sondazh. Ky person tani, do t’i shkojë pas ne të gjithë, dhe nuk është më i joni por i qytetarëve, dhe ky është dhe personi që thith vota. Këtë them unë si mënyra më e mirë për ta bërë. Ka ca influenca pozitive. Nëse në Tiranë nuk e duan Metën, Berishën, a Shehin, ky personazh nuk e mbart negativitetin tonë. Lideri im në Tiranë është ai kandidati që do dalë, edhe nëse është i shkurtër do e ngjis në tribunë dhe do i them popullit shif sa i gjatë është, e them për batutë këtë. Ne na bashkon dëshira për largimin e Ramës, për largimin e qeverisë socialiste, dhe kandidati i përbashkët. Të tjerat nuk është se na bashkojnë shumë, them se kjo formulë është shumë e thjeshtë… sondazh pasi i kanë bërë primaret.
/e.d