Forca të shumta policie kanë zbakuar në Lazarat pasditen e sotme, ku janë kryer kontrolle rutinë, pasi ka patur informacione për armatime në banesa.
Uniformat blu kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në banesat e këtij fshati për të rënë në gjurmët e armatimeve. Ende nuk dihet se çfarë kanë konstatuar efektivët e Policisë gjatë këtij aksioni “blic”.
Kujtojmë se tre ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e Lazaratit, ku u shpreh se “ata që përdorën terror ndaj jush, do të marrin përgjigjen e merituar”.
Në lidhje me këtë aksion të Policisë, ka reaguar pak më parë edhe vetë Berisha, i cili bën thirrje që të ndalen kontrollet, pasi sipas tij kanë tmerruar banorët.
Megjithese kontrollet e policise ne menyre te befasishme kane qene gati ne te gjithe venbdit, lideri i PD ‘shqetesohet’ vetem kur behen kontrolle rutine ne Lazarat./m.j