Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni është shprehur se informacionet e marra gjatë sulmeve kibernetike, do të vijojnë të rrjedhin. Në një intervistë të shkurtër gjatë edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Aleksandër Furxhi, Adrian Shtuni tha se dëmet e shkaktuara nga këto sulme do të jenë në përpjestim të drejtëpërdrejtë me nivelin e depërtimit që i është bërë sistemit dhe natyra e informacioneve që janë marrë.
“Mendoj që ka për të pasur në vijimësi publikime, duket se ka qenë një sulm i cili nuk ka patur qëllim thjesht dekonspirimin njëherë, por që është i vazhdueshëm, kështu që unë pres edhe publikime të tjera, fatkeqësisht. Fakti që nuk ka ndodhur vetëm dekonspirim i ndonjë aksioni specifik, por është hyrë në kopmplet infrastrukturën e organeve ligjzbatuese tregon që është cënuar në themel sistemi ligjzbatues dhe kjo është shujmë shqetësuese.
Dëmi që mund të shkaktojnë ende agresorët kibernetikë, është në përpjestim të drjetëpërdrejtë me nivelimin e depërtimit që i kanë bërë sistemit dhe natyrës e informacioneve që ata kanë mundur të marrë. Mund të ketë publikime të tjera të dhënash që jo vetëm cënojnë të drejtën dhe privatësinë e qytetarëve por potencialisht mund të cënojnë seriozisht edhe sigurinë e rendin publik, sigurinë rajonale apo edhe më keq, NATO-n sepse Shqipëria është vend anëtar i aleancës dhe ka patur komunikim të vazhdueshëm gjatë kohës kur ndodhte sulmi.”
I pyetur nga moderatori Furxhi nëse ka vend për frikë nga sulme të mëtejshme kibernetike apo fizike, eksperti u shpreh se nuk duhet të trembemi por të jemi të pregatitur për të reaguar siç duhet.
Shtuni shtoi më tej se autorët e këtyre sulmeve kibernetike kanë për synim destabilitetin e një vendi dhe shantazhin e autoriteteve nëpërmjet këtij destabiliteti.
“Nuk duhet të trembemi por të jemi të gatshëm, të reagojmë në kohë reale e të mos e blejmë zjarrfikësen pasi ka ndodhur zjarri. Shqipëria është duke u përballur me një luftë hibride kjo është fatike e më saktësisht me sulm kibernetik që është i sponsorizuar nga Irani. Një nga qëllimet që kanë ata që krijojnë këto luftra është krijimi i pakënaqsive apo përcarjeve shoqërore, trazirave publike dhe nxitja e panikut e urrejtjes.
Po ashtu është sabotitmi që duhet t’i bëjnë besimit të popullit te ata që i qeverisin. Qëllimi final është krijimi i destabilitetit dhe përodrimi i këtij destabiliteti si levë për të shantazhuar autoritetet e një vendi për të arritur synimet tyre politike. Kjo është ajo ku duhet të përgatiten udhëheqësit për të qenë më të aftë për të reaguar si duhet dhe në kohë.”
/a.r