Mjediset e punës shpesh mund të behen shkak për probleme të shëndetit mendor. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë dalë në konkluzionin se pasiguria në pune, kushtet e këqija, ngarkesat e tepërta, diskriminimi, pabarazia apo pagat e pamajftueshme përbëjnë rrezik për shëndetin mendor.
Të dhënat globale tregojnë se 15% e të rriturve në moshë pune kanë përjetuar një çrregullim të shëndetit mendor në vitin 2019. Në nivel global, vlerësohet se rreth 12 miliardë ditë pune humbasin çdo vit nga depresioni dhe ankthi me një kosto prej 1 trilion dollarë në vit në humbje të produktivitetit.
Nisur nga kjo situatë, ekspertët e shëndetësisë botërore rekomandojnë që të merren masa për parandalimin e rreziqeve të shëndetit mendor në punë. Ata kërkojnë trajnimin e menaxherëve për të identifikuar dhe përgjigjur në kohë të shqetësimeve emocionale të punëtorëve si dhe krijimin e mjediseve të sigurta dhe të shëndetshme të punës.
/a.r