Pesë zyrtarët e ALUIZNI-t, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së enjtes, janë lënë të lirë sot me urdher të Prokurorisë. Sipas organit të akuzës, për 5 zyrtarët nuk vërtetohet vepra penale për të cilën ata akuzohen.
Arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit nga pronarët e një trualli, të cilët janë përjashtuar nga e drejta e pronës për të përfituar në katet shtesë për pjesën takuese sipas kontratave me investitorët përkatës. Gjithashtu, rezulton se janë përdoruar dokumente të falsifikuar për legalizimin e këtyre objekteve.
Të arrestuarit dhe më pas të liruar në operacionin “Smile”:
Skënder Biba, 34 vjeç lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Me detyrën e shefit të seksionit të Urbanistikës dhe Legalizimeve, drejtoria nr. 5 Tiranë.
Vasil Mitre, 56 vjeç, me arsim të Lartë, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me detyrën e shefit të hartografisë në drejtorin rajonale të ALUIZNi nr.5, Tiranë.
Fatjon Guzi,30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, Me detyrën e specialistit të Hartografisë drejtoria ALUIZNI nr.5, Tiranë.
Astrit Joca, 43 vjeç, banues fshati Kërrabë, Tirane. Me detyrën e përgjegjësit të sektorit të regjistrimit fillestar në zonën nr.5 pranë ALUIZN-it, Drejtoria Tatimore Tiranë.
Ardjana Gjini ,24 vjeç, lindur në Vau i Dejës dhe banues në Tiranë, Me detyrën e specialistit jurist në zonën nr.5 pranë ALUIZN-it Tiranë.
Biznesmentët e shpallur në kërkim:
J.M. (gjeneralitet e të cilit nuk mund të ditur për shkak të hetimit).
J.Ç .(gjeneralitet e të cilit nuk mund të ditur për shkak të hetimit).
Kallëzuesit:
R.XH., 54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
F.C., 58 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë