Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, komentoi debatin mes Shqipërisë dhe Rusisë në OKB, pak javë më parë.
Hoxha tha se në çdo rrethanë e në çdo pozicion do të kenë parasysh interesat kombëtare, ndërsa shtoi se reagimi që bëri në mbrojtje të Kosovës ishte i drejtë, pasi nuk lanë hapësirë për keqkuptime.
Duhet të kemi parasysh që në çdo moment të kemi mundësinë për të reaguar siç duhet në mbrojtje të pozicioneve ton dhe për të thënë atë që është e duhura. Reagimi ishte i duhur për të mos lënë një hapësirë keqkuptimi.”- u shpreh ai.
Çështja e Kosovës më 28 shtator ka përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori rus Vasily Nebenzya bëri një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë dhe akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tha se kjo deklaratë e delegacionit rus për Kosovën është e pasaktë dhe e gabuar.
Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia takohen dhe dialogojnë, dhe se nuk luftojnë./m.j