Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Zonën e Parë, galeria 16, teksa humbi jetën Kujtim Lili.
Sipas Policisë në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi Kujtim Lila, 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Mësohet se Lila punonte minator dhe zjarmëtar dhe një minë ka shpërthyer duke i marrë jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/e.d