Lecister City konfirmohet si skuadra më e mirë e Anglisë, këtë herë duke kaluar një provë zjarri në fushën më të vështirë. Skuadra e drejtuar nga Massimo Ranieri fitoi 3-1 kundër Manchester City në “Ettihad”, duke tejkaluar çdo parashikim.
Mbrojtësi Robert Huth shënoi që në minutën e tretë, ndërkohë që në të njëjtën minutë në pjesën e dytë shënoi edhe Mahrez. Mbrojtësi gjerman shënoi përsëri, në minutën e 60-të, duke siguruar fitoren e skuadrës mike.
City ngushtoi diferencën me Agueron, nëntë minuta para fundit.
Me tre pikët, Leicester shkon në kuotën 53, gjashtë më tepër se Manchester City dhe pesë më tepër se Tottenham e Arsenal, në rast se këto të dyja do të fitojnë përballjet e tyre.