Një konflikt i çastit u bë shkak për plagosjen e një 21-vjeçari pasditen e kësaj të diele në Elbasan.
21-vjeçari Fabio Shypeja ka një lokal në zonën afërsi të kryqëzimit të ‘1-majit’
54 vjeçari Petrit. R është një endacak që mbledh kanaçe dhe që njihet si njeri që abuzon me alkoolin.
Në momentin kur ndodhi ngjarja, 54 vjeçari ka ofenduar dhe sharë familjarët e të riut në lokal dhe ai e nxjerr jashtë ambienteve të lokalit.
Pas kësaj, mbledhësi i kanaçeve, ka shkuar te karroca ku kishte kanaçet, merr një thikë dhe e godet mbas shpine në fyt Fabio Shypenë.
Pas sulmit ai është larguar, ndërsa i riu u dërgua menjëherë në spital.
Policia njoftoi se e kapi pas disa minutash mbledhësin e kanaçeve.
/f.s