Gjithçka po rritet: nafta, buka, perimet, pushimet e tani edhe normat e interesit. Në sinkron me njëra-tjetrën, Bankat Qendrore po nxitojnë të rrisin normat bazë të interesit në një përpjekje për të zbutur inflacionin.
Misioni kryesor i një banke qendrore është të sigurojë stabilitetin e çmimeve. Kjo do të thotë se ato duhet të kontrollojnë inflacionin kur çmimet rriten dhe deflacionin kur çmimet ulen.
Banka Qendrore Europiane u bë një nga institucionet më të fundit që ndryshoi politikën monetare, duke mbyllur një kapitull mbi 11-vjeçar të normave të ulëta të interesit.
/f.s