Vajza e madhe e ish-deputetit, Mara Frroku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.
Sigurisht, nuk munguan pyetjet rreth marrëdhënies së saj me Rudina Dembacajn.
E pyetur rreth këtij raporti, përgjigjja e Marës vërtetoi edhe njëherë atë që aktorja shpesh ka thënë, që ndonëse jo si nënë i qëndron pranë si shoqe.
“Konflikti im me Rudinën ishte se kur erdha kësaj here shtova 2 kilogram nga gatimet e saj”,- shkroi vajza e Mark Frrokut. Më herët me anë të një fotoje nga fëmijëria Mara uroi babain e saj në 50-vjetorin e lindjes.
Kujtojmë që ish-politikani është babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, nëna e të cilëve u nda nga jeta disa vite më parë . Ndërsa Rudina Dembacaj ka edhe një vajzë Viktorian nga martesa e saj e parë.
“Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”– ka treguar Rudina,”- është shprehur dikur Rudina për fëmijët e partnerit.
/e.d