Tashmë është përfshirë në politikë. Por Floriana Garo ka qenë një personazh shumë i njohur për publikun shqiptar në botën e ekranit.
Ajo ka qenë në rolin e moderatores për shumë vite me rradhë, përpara se të shkëputej nga Shqipëria për të jetuar me partnerin e saj në Zvicër.
Mirëpo duke qenë një figurë publike, edhe Floriana është përballur shpeshherë me thashetheme.
E ftuar së fundmi, në “Glamour Zone” Garo ka treguar mbi thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar rreth saj në gjithë këto vite.
Ndër të tjera shumë spontane, moderatorja u shpreh se lajmi më i pavërtetë rreth emrit të saj ishte ai që ajo ka qenë e lidhur me një sheik.
“Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv,”-tregoi Floriana.
Kujtojmë se disa kohë më parë u përfol shumë në media “konflikti” midis Floriana Garos dhe vjehrrës së saj, ku krahas marrëdhënies personale, në politikë duket se janë ‘kundërshtare’.
Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Komisionit të Rithemelimit dhe shfaqet në krah të Berishës në çdo dalje publike. Ndërkaq, vjehrra e saj dikur e angazhuar me politikë, i ka publike deklaratat kundër ish-kryeministrit Berisha. Bindjet politike nuk kanë ndikuar në marrëdhënien nuse-vjehrrë.
/e.d