Një punëtor derisa ishte duke punuar në një objekt në Prizren, ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 07.10.2022 rreth orës 12:00 në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt ,ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
/e.d