Gjykata në Volos dënoi me 7.5 vite burg një shqiptar, i cili e kishte kthyer në ferr jetën e ish-bashkëshortes së tij.
Bëhet fjalë për shqiptarin që i vuri thikën në qafë vjehrrit, i cili mori benzinë për të djegur gruan dhe vjehrrin dhe kërcënoi një prokuror. Biznesmeni shqiptar 46-vjeçar në Volos me një xhiro të madhe, merr direkt komisione për ndërtimin e projekteve nga organet publike.
Në “emër të dashurisë” për fëmijën e tij të mitur, ai tërhoqi zvarrë dhe rrahu gruan dhe vjehrrin, ndërsa u deklarua një rast psikiatrik dhe narkoman, duke kërkuar alibi për veprimet e tij.
Mbrëmë vonë ai ka telefonuar nga burgu në shtëpinë e vjehrrit të tij dhe u ka thënë: “Sa të mbarojë gjyqi do të dal dhe për pesë minuta kudo që fshiheni do t’ju gjej dhe do t’ju vras”.
Të premten ai u dënua me 40 muaj burg për dy incidente. Në njërën, ai është ngjitur mbi kangjellat e shtëpisë së ish-vjehërrve, ku jetojnë edhe ish-bashkëshortja dhe fëmija i tij dhe ka nisur të bërtasë, duke i kërcënuar se do t’i djegë të gjallë dhe duke tentuar të futet në shtëpi. Fatmirësisht nga shtëpia mungonin ish-bashkëshortja dhe fëmija. Ata kishin ikur te një i afërm. Ai ka gjuajtur një gur dhe ka goditur vjehrrën në këmbë, vjehrrit i ka vënë thikën në qafë, ndërsa e ka goditur me shuplakë. Në makinën e tij u gjet një shishe plastike e mbushur me benzinë. Në një rast të dytë ai kishte ndjekur vjehrrin e tij me shkop.
Kujtohet se ai kishte kërcënuar edhe prokurorin që ka trajtuar vetë çështjet e tij. Ai i kishte “lajmëruar” se do ta vidhte dhe i kishte thënë se nuk do të arratisej, se do ta dërgonte në burg.
/e.d